Vaji i kungullit: Medikamenti dhuratë nga natyra (ja sëmundjet që kuron)

Vaji i kungullit është shumë i shëndetshëm sepse është i pasur me vitamina A, E , C dhe K. Nëse ky vaj është i freskët  përmban më shumë se 60% acide yndyrore të pangopura. Ai përmban gjithashtu vitamina të grupit B, omega 6 dhe 9, minerale si fosfor, kalcium, magnez dhe kalium dhe elemente të tjera si hekur, zink, mangan. Ky vaj përmban gjithashtu lecithin, proteina dhe acid salicilik.

vaj kungulliJa disa përdorime të vajit të kungullit për qëllime mjekësore:

  • Rregullon problemin e prostatës së zgjeruar
  • Trajton infeksionet e kanaleve urinare tek burrat dhe gratë
  • Përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës
  • Rregullon nivelet e kolesterolit
  • Ndihmon me sëmundjet kardiovaskulare
  • Ndihmon në reduktimin e parazitëve të zorrëve dhe lehtëson simptomat e sindromës së zorrës së irrituar
  • Rrit funksionin normal renal
  • Përmirëson sistemin imunitar
  • Ka efekt pozitiv në përmirësimin e shikimit
  • Ndihmon në përmirësimin e djegieve dhe problemeve të ndryshme të lëkurës
  • Ndalon rënien e flokëve etj.

Si mund ta përdorni vajin e kungullit për qëllime terapeutike?

Për 3 muaj merrni 2 lugë vaj kungulli 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Në 6 muajt e ardhshëm deri në 2 vjet, merrni 1 lugë gjelle në ditë.

Është shumë e rëndësishme të mos e ndërprisni terapinë gjatë javëve të para, derisa simptomat e pakëndshme lidhur me urinimin të zhduken, terapia duhet të vazhdojë të paktën për 6 muajt e ardhshëm.

Shënim: Nëse vuani nga hyperplasia apo prostata do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun përpara se të përdornit vajin e kungullit për qëllime terapeutike.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: Healthonlinecentral

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit