Edhe pse askush nuk e bën këtë bananja duhet të hahet e pa qëruar. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Ato kanë një sasi të lartë kaliumi, magnezi dhe fibrash.
Lëvorja e bananes përmban triptofan, një përbërës kyç në prodhimin e serotoninës, substancë e cila ndihmon në parandalimin dhe luftimin e depresionit dhe ju ndihmon të flini më mirë. Sipas dr Anne Daniels, nga shoqata e të ushqyerit në Britani, thuhet se lëkura e bananes përmban fije dietike që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Megjithëse nuk është një shije aspak e këndshme, ekspertët sugjerojnë që t’i hani bananet bashkë me lëkurën sepse do të sillte një sërë përfitimesh shëndetësore.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: helathyfoodteam


