Birrë, verë apo kokteile? Çfarë është më e shëndetshme  

Duke pasur parasysh përfitimet që vijnë nga resveratroli, një përbërës i gjetur në lëkurat e rrushit, vera duket se është zgjedhja e duhur.

birre vereStudimet sugjerojnë se kjo pije mund të ndihmojë në luftën e kancerit, ruajtjen e kujtesës, lufton depresionin dhe më shumë.

Por, kur vjen puna për reduktimin e rrezikut kardiovaskular, lloji i alkoolit nuk ka rëndësi. “Rreth 97% e studimeve sugjerojnë se përmbajtja e etanolit në alkool është e dobishme”, thotë Erik Rim, drejtor i programit në epidemiologjinë kardiovaskulare në Harvard.

“Ju mund të studioni njerëzit që pinë birrë në Gjermani, kokteile në Finlandë dhe verë në Francë. Të gjithë kanë një reduktim rreth 30% në sëmundjet e zemrës”, thotë Rim. “Sigurisht nëse nuk tejkalohet masa prej një gote në ditë”.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Food House

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?