Shenjat paralajmëruese që tregojnë se duhet ta ndaloni konsumimin e sheqerit menjëherë

A mundet një person të krijojë varësi ndaj sheqerit? PO! Por, kjo gjë është mjaft e rrezikshme sepse niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë sëmundje të tilla si diabet, probleme me zemrën, lodhje të veshkave madje edhe kancer. Më poshtë do t’ju paraqesim disa shenja që tregojnë se duhet ta ndaloni përdorimin e sheqerit:

ndalo sheqerinLodhja dhe mungesa e energjisë: sheqeri mund të rrisë nivelet e energjisë për shkak të karbohidrateve, por kjo ndodh vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Pas disa orësh energjia do të bie dhe do të ndiheni të lodhur.

Dëshira e madhe për sheqer: nëse nuk e kaloni ditën pa ngrënë diçka të ëmbël atëherë kjo nuk është një gjë e mirë sepse kjo tregon se keni krijuar varësi.

Ftohjet e shpeshta dhe gripi: sasia e lartë e sheqerit në gjak mund të çojë në ftohje, ethe dhe grip. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dobësojnë imunitetin dhe e bëjnë organizmin më të prirur për të marrë viruse.

Ankth dhe depresion: nëse ndiheni emocionalisht poshtë pasi hani diçka të ëmbël kjo është një shenjë shqetësuese. Nervozizmi dhe trishtimi janë disa nga shenjat që tregojnë se jeni të “droguar” nga sheqeri.

Problemet në lëkurë: qarqe të errëta nën sy apo puçrrat janë disa probleme inflamatore që mund të shkaktohen nga konsumimi i tepërt i sheqerit.

Problemet me peshën: kur sasia e sheqerit është më e madhe se sa limiti i vendosur nga vetë trupi atëherë ai mund të shëndërrohet në yndyrë dhe jo do të shtoni në peshë. Kjo gjë çon në obezitet, probleme me zemrën dhe nivele të larta të kolesterolit.

Presioni i lartë i gjakut, problemet me dhëmbët, diabeti dhe problemet e zemrës janë disa probleme të tjera shëndetësore që mund të përkeqësohen nga konsumimi i tepërt i sheqerit dhe pikërisht këto probleme tregojnë që duhet të ndaloni konsumimin e sheqerit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigest

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?