Trupi i njeriut është një sistem kompleks dhe çdo ndryshim i mundshëm tregon se ju keni nevojë t’i kushtoni më shumë vëmendje shëndetit.
Ja disa “sinjale” të rëndësishme që trupi juaj dërgon sa herë që ndeshet me probleme shëndetësore.
Nishanet: janë zakonisht të padëmshme, por nëse vëreni se ato shfaqen pasi lëkura juaj ka qenë e ekspozuar ndaj diellit, konsultohuni me mjekun.
Flokët e thinjur (më shpejt se mosha 40 vjeç): nëse 50% e flokëve tuaj kthehen gri që në moshë të re dhe nuk keni pjesëtarë të familjes të cilët janë thinjur shpejt, mund të jeni të prekur nga diabeti.
Buzët e plasaritura: zakonisht shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës dhe erës. Por, nëse vini re se kjo gjendje përsëritet, mund të keni një infeksion apo mungesë të vitaminës B.
Sy të bardhë: nëse të bardhat e syve janë më të bardha se sa duhet, tregojnë se keni probleme me verdhëzën ose mëlçinë. Nëse të bardhat e syrit janë të kuqe, mund të keni hipertension apo ndonjë sëmundje virale.
Ndryshimet në thonj: thonjtë tregojnë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore dhe ndryshime të caktuara mund të tregojnë një numër të gjerë sëmundjesh. Thonjtë e hollë dhe të plasaritur janë shpesh çështje e geneve, por gjithashtu mund të tregojnë mungesë kalciumi.
Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta/ Burimi: Health.com


