Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ku janë drejtuesit?

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ndryshe nga jehona që ky muaj bëri vjet, teksa qeveria shqiptare në vitin e saj të parë vendosi t’i ngrejë vlerat vetes përmes kryerjes së mamografisë falas, këtë vit Ministria e Shëndetësisë është mjaftuar vetëm me vendosjen e një fotoje njoftuese në “Facebook”.

Onkologjiku Tirane QSUT 22 janar 2015

Onkologjiku Tiranë, QSUT

Pavarësisht se në mes të muajit tetor, ende nuk ka një deklaratë dhënë nga ministri i Shëndetësisë lidhur me këtë muaj tepër të rëndësishëm, nisur edhe nga fakti se kanceri i gjirit është gjithnjë e në rritje në vendin tonë.

Ndërkohë, jo më larg se në vendin ngjitur me ne, po i banuar nga shqiptarë, presidentja kosovare Atifete Jahjaga jep një shembull tjetër lidhur me pjesëmarrjen në jetën shoqërore të vendit në të cilin është në krye. Sot, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ajo vizitoi Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pacientët që janë duke u trajtuar në këtë klinikë. Gjatë vizitës që u zhvillua në kuadër të shënimit të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për t’ju ofruar të gjithë qytetarëve qasje në shërbimet adekuate shëndetësore.

Ndërkohë, në vendet tonë, krerët e shtetit,

Presidentja kosovare Atifete Jahjaga

Presidentja kosovare Atifete Jahjaga

përfshirë këtu Kryeministrin dhe Presidentin, shumë rrallë e kanë hapur gojën për shëndetësinë, megjithëse u bë një kohë e gjatë që ky sektor gëlon nga pakënaqësitë dhe megjithëse premtimi i ardhjes në pushtet ishte një shëndetësi falas. Shërbimi shëndetësor, edhe pse baza e mirëqenies së një vendi, vazhdon të mbetet në gjendje të vështirë. Teksa flitet për rritje të rasteve me kancer në vend, ende pacientët e onkologjikut vazhdojnë t’i blejnë vetë ilaçet, duke rrënuar ekonomitë familjare, pavarësisht pagesës së taksave.

Nga ana tjetër, në media dhe kudo, vazhdon të reklamohet vetëm puna “e mirë”, e kryer devotshëm nga qeveritarët tanë, që pas dy vjetësh në pushtet, vazhdojnë të bëjnë krahasime me një pushtet të larguar nga shqiptarët, pikërisht për shkak të lodhjes nga fjalët e shumta dhe puna e paktë./ Shëndet+.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik