“Pas Shkolle Te Stela”, programi për një familje të shëndetshme!

Arlinda Gjypi, Shëndet+

“Pas shkolle Te Stela” është një program i ndërtuar nga drejtuesit e “Te Stela Resort“. Bëhet fjalë për një program të mirëmenduar për t’u ardhur në ndihmë prindërve të sotëm në ndërtimin e një familjeje të shëndetshme.

Të pyetur nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesit thonë se programi kërkon t’u kthejë prindërve atë që u mungon tashmë prej viteve familjeve shqiptare: kohën e çmuar të prindërve me fëmijët. Synimi është tepër i arritshëm. Përmes programit, prindërit do të kenë në shtëpi fëmijë të cilët tashmë kanë mbaruar detyrat, lojërat, zbavitjet dhe janë të qetë për të marrë gjithë dashurinë prindërore të mundshme.

familjaPor si funksionon ky program?

Stafi i “Te Stela Resort” është përgjegjës për ta marrë fëmijën nga shkolla në kohën që ai mbaron orët e mësimit dhe pastaj e dërgon atë në resort. Aty, bashkë me fëmijë të tjerë, dhe me mësues në dispozicion (një mësues për 10 nxënës), do të kenë mundësinë për të bërë gjithë detyrat dhe për të mësuar të gjitha mësimet që kanë marrë gjatë ditës.

Më tej, resorti ofron mundësinë e zbavitjes, duke qenë se ka të gjitha ambientet e duhura për lojërat e fëmijëve. Në një mënyrë të tillë, edhe koha e lirë krijuese do të jetë në dispozicion të tyre, një gjë që shumë fëmijë në ditët e sotme nuk e realizojnë dot për shkak të mungesave të hapësirave të lira dhe ambienteve të përshtatshme për fëmijë.

“Te Stela Resort” ofron edhe ushqimin për fëmijë, të mirëkontrolluar nga kuzhinierët e saj dhe të përshtatur pikërisht për nevojat e tyre dhe për trupat në rritje. Në orën 18:00, fëmijët shpërndahen nëpër familjet e tyre po nga stafi i resortit.

Një orar i tillë është i përshtatshëm edhe për prindërit që punojnë me orë të gjata, pasi teksa fëmijët kthehen në shtëpi, janë totalisht të çlodhur dhe të gatshëm për të marrë dhe dhënë gjithë dashurinë e tyre dhe për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin, me qëllim rritjen e një familjeje sa më të shëndetshme.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?