A keni probleme me kockat? Provoni recetën e samurait japonez

Kjo recetë është përdorur si një ilaç natyral në Japoni që kohë më parë. Ajo ndihmon në problemet e kockave dhe redukton ndjesinë e të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës. Kjo recetë është shumë e mirë në furnizimin e trupit me energjinë e nevojshme samurai japonezdhe në përmirësimin e shëndetit të kockave. Avantazh tjetër i kësaj recete është se furnizon trupin me vitamina, proteina dhe kalcium.

Përbërësit: 150 ml uthull molle e papërpunuar, një vezë e mesme

Përgatitja dhe përdorimi:

Lani vezën (mos e qëroni) dhe vendoseni në një tas me uthull molle për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, lëvozhga e vezës do të shkrihet në uthull dhe do mbetet vetëm membrana që mban të bardhën e vezës. Çajeni membranën dhe derdheni vezën në uthull e pastaj përziejeni mirë. Merrni rreth 10ml të këtij ilaçi në baza ditore, 3 herë në ditë. Këtë përbërje treteni në ujë të vakët dhe pijeni. Përbërja duhet të mjaftojë për 5 ditë.

Kujdes! Nëse vuani nga sëmundje kronike, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni se përbërësit e mësipërm nuk krijojnë reaksion me ilaçet që përdorni. 

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit