Ç’tregon vera për personalitetin tuaj (për të gjithë gratë e apasionuara pas verës)

(Një analizë e pavërtetuar shkencërisht e verërave dhe femrave)

Shampanja: Keni një dollap plot me bluza kashmir dhe këpucë me taka, vendi juaj më i preferuar në botë është Parisi dhe të gjitha fotot tuaja në instagram kanë një filtër “vjollcë” ëndërrues. Dëshironi të mendoni se jeni jeta e një feste, por zakonisht flini që në 10.

vere, gra“Pinot Grigio”: e njohur për butësinë dhe aftësinë për t’u shijuar me shumicën e ushqimeve, kjo verë është një zgjidhje e sigurt: ju nuk jeni lloji i vajzës që preferoni menunë e shefit apo “fluturimin”. Më tepër ju pëlqen qyteti që ju mbush me aventura ndërsa lexoni libra dhe shikoni grindjet mes femrave tek “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

“Chardonnay”: vera më e sofistikuar dhe komplekse ndër verërat e bardha, “chardonnay” është më e preferuara e zonjave që u pëlqejnë të drekojnë jashtë. Keni një qenush të racës “spaniel”, një fëmijë në ligën e sporteve dhe një foto të preferuar me krerët e vendit.

“Verë rozato”: Preferohet nga mosha 21 deri 65 vjeç, dhe mund të përshkruheni me një fjalë të vetme, fjalë që karakterizon edhe këtë verë “shik”. Gjatë verës, dita juaj e preferuar është në plazh ose në lojërat me kuaj.

“Pinot Noir”: Somelierë të njohur e cilësojnë si “seksi në një gotë”. Është romantike dhe dehëse, ashtu si ju. Ju fitoni ndaj burrave dhe grave të ngjashme me zgjuarsinë, pamjen dhe sharmin tuaj.

“Merlot”: Një fjalë e përshkruan merlotin dhe njerëzit që e pijnë: realë. Vlerësoni rehatinë mbi stilin në çdo gjë. Dhurata ideale për një shijues të merlotit do të ishin një palë shapka pellushi.

“Cabernet Sauvignon”: një udhëtues nëpër botë që vlerëson gjërat më delikate në jetë, keni personalitet të fortë dhe talent duke qenë i aftë të angazhoheni me këdo. Mund të keni pasur mundësinë për të hyrë në Oksford, por në vend të saj keni zgjedhur çantën e shpinës për në Tajlandë. Miqtë ju konsiderojnë si gruaja më interesante në botë.

Përgatiti për “Shëndet +”: Elena Beta/ Burimi: Harper Bazaar

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?