Pothuajse në në gjitha shtëpitë gjendet një furrë me mikrovalë. Ato janë të pranishme thuajse në të gjitha kuzhinat dhe janë të përdorura gjerësisht nga njerëzit për të ngrohur ushqimin. Sipas studimeve të fundit, mikrovala sjell dëme serioze në shëndet.
Teoricienët e konspiracionit besojnë se mikrovala përhap helm vdekjeprurës nëpërmjet rrezatimit, por akoma nuk është vërtetuar nëse kjo është e vërtetë.
Mikrovala shkatërron vitaminën B12: vitamina B12 është shumë e rëndësishme për disa sisteme në trup. Sipas studimeve thuhet se mikrovala e shkatërron këtë vitaminë dhe ju ka gjasa të keni mungesë të saj.
Krijon qeliza kancerogjene: ushqimet që ringrohni në mikrovalë i humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Sipas hulumtimeve, mikrovala krijon qeliza kancerogjene në ushqim. Kjo gjë lidhet edhe me rrezatimin që ka mikrovala.
Ndryshon përbërjen e gjakut: sipas një studimi të bërë në Zvicër, studiuesit gjetën se njerëzit që hanin qumësht ose perime të ngrohura në mikrovalë iu ndryshonte përbërja e gjakut. Ata kishin më pak qeliza të kuqe gjaku dhe qelizat e bardha të gjakut ju ishin rritur.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: medicinaldaily.com


