Për “Shëndet+”, mjeku neuropediatër Artan Haruni
Shpesh prindërit janë të frikësuar kur mësojnë se fëmija i tyre është diagnostikuar me epilepsi. Ata e përkufizojnë epilepsinë si një sëmundje që lë pasoja mendore. Por jo gjithmonë epilepsia shoqërohet me prapambetje. Ne kemi shumë pacientë që mbas disa vitesh që u është hequr mjekimi, bëjnë jetë normale, pa kriza dhe sigurisht kanë rezultate të shkëlqyera në mësime.
Sa për kuriozitet, mund të përmendim disa emra njerëzish të famshëm që kanë vuajtur nga epilepsia, si: Van Gog, Isak Njuton, Napoleon Bonaparti, Çarls Dikens, Alfred Nobel, Leonardo da Vinçi, Nikolo Paganini, Çaikovski e shumë të tjerë.


