Keni dorë të vogël apo të madhe, ja çfarë tregon ajo për ju

A ju ka shkuar ndonjëherë në mend se duart mund të tregojnë shumë për personalitetin tuaj? Madhësia e dorës së dikujt në fakt mund të tregojë më shumë nga sa ju mendoni.

duarPor si e gjeni këtë? Shumë e thjeshtë. E realizoni duke matur dorën tek parakrahu. Vini gishtin e madh tek bërryli dhe nëse shtrini gishtat dhe nuk jeni në gjendje të prekni kyçin e dorës, atëherë keni duar të vogla. Nëse e prekni kyçin e dorës me gishta atëherë quhet që keni duar të mëdha.

Ata që kanë dorën e vogël janë më të prirur të kenë frymë aventureske, ata janë bujare, praktikë, me këmbë në tokë, por shpesh kanë marrëdhënie dramatike. Njerëzit me duart e vogla janë tepër logjikë kur është fjala për të zgjidhur një problem.

Nga ana tjetër, njerëzit me duar të mëdha janë të prirur pas perfeksionit. Ata shpesh përqendrohen tek gjërat e vogla, detajet e parëndësishme gjë që i bën ata të ngadaltë në hapat e jetës. Përveç kësaj, këta njerëz janë punëtorë efektive dhe pak më të ndjeshëm se të tjerët. Ata janë impulsivë dhe shumë lehtë mund të reagojnë mbi një gjë, ata nganjëherë mund të lënë pas dore veten.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Food Secret

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur