Zjarri i natës, a ngatërrohet me sëmundje të tjera?

Infeksionistja Imelda Zeqo për gazetën “Shëndet+”

Deri në momentin që nuk kanë shpërthyer elementet në lëkurë, pacientët mund ta ngatërrojnë me çfarëdolloj patologjie tjetër.

Doktoreshë Imelda Zeqo

Doktoreshë Imelda Zeqo

Nëse shpërthen në pjesën e gjoksit ngaqë dhimbja është shumë e fortë pacientët mund ta ngatërrojnë me një patologji kardiake.

Ose nëse del në pjesën e barkut shumë mirë mund të shoqërohet me një problematikë tjetër kirurgjikale dhe kjo i detyron pacientët të shfaqen te kirurgjia. Shumë herë shfaqet në ekstremitetin e sipërm mbrapa dhe dhimbjet janë kaq të forta sa ajo mund të ngatërrohet me një nerv shiatik.

Kur shfaqet në lëkurë, klinika është e qartë. Kur pacienti ankon dhimbje që  janë të forta e kur ndodh më tepër natën, mjeku infeksionist e dallon shumë mirë që është zjarr nate.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës