Një nga plagët më të zakonshme që mund t’ju ndodhin ndërsa gatuani është djegia. Kjo është një nga format më të dhimbshme nga të vrarat. Nëse digjeni, hapi i parë që duhet të ndiqni për të trajtuar dhimbjet është t’i hidhni ujë të ftohtë zonës së djegur. Ja disa nga mënyrat e tjera që do t’ju ndihmonin të trajtonit të djegurat në shtëpi:
E bardha e vezës: aplikimi i të bardhës së vezës menjëherë pasi jeni djegur do t’ju ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve dhe do të parandalojë daljen e flluskave. Një tjetër opsion, në vend të bardhës së vezës mund të përdorni mjaltë. Mjalti përveçse trajton dhimbjet, ai ndihmon dhe në shërimin e shpejtë të plagëve.
Patatja ose domatja: pasi të digjeni prisni një fetë patate dhe vendoseni në zonën e djegur, kjo mënyrë do t’ju lehtësojë dhimbjet dhe do të menjanojë krijimin e një lëkure të përflakur. Domatja mund të përdoret për djegie sepse përbërësi i saj likopeni mund të ndihmojë në shërimin e lëkurës.
Xheli i Aloe Veras: aplikoni xhelin e freskët të Aloe Veras në zonën e djegur dhe ai jo vetëm do t’ju qetësojë dhimbjet, por do të reduktojë dhe inflamacionin.
KUJDES!!! Këto mënyra mund të përdoren vetëm nëse keni një djegie sipërfaqësore të lëkurës, apo si formë e ndihmës së shpejtë për të reduktuar dhimbjet, por nëse keni dhimbje të shkalës së dytë apo tretë, ju duhet të konsultoheni me një mjek profesionist.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


