Përshëndetje. Jam Kozeta, 30 vjeçe. Ka gati 1 vit që kam kruarje të veshëve përbrenda. Bleva një alkool në farmaci po nuk
bëri asnjë efekt. Gati çdo ditë e njëjta gjë. Edhe natën kam kruarje të fuqishme të veshëve dhe të qiellzës së gojës njëherësh. Çfarë më këshilloni? Faleminderit!
Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja ORL, Anjeza Kuçi
Problemi i kruarjes së veshit mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Mund të vijë nga prodhimi i pakët i dyllit që është njëkohësisht edhe mbrojtës i kanalit. Nga kruarja e vazhdueshme shtresa e jashtme e lëkurës së kanalit të jashtëm të dëgjimit nuk rigjenerohet dhe ky proces mudn të kronicizohet. Mund të vijë edhe nga hiperprodhueshmëria e dyllit kur shoqërohet edhe me kruarje të fytit, mund të shoqërohet edhe me fenomene alergjike. Duhet bërë patjetër një konsultë me mjekun ORL dhe alergolog.


