Era e keqe e gojës (shkaqet) dhe përdorimi i çamçakëzit

Për gazetën “Shëndet+” mjekja Laureta Koçi

Era e keqe e gojës mund të vijë për arsye të ndryshme, që nuk ka të bëjë ndoshta drejtpërdrejt me gojën. Mund të kemi probleme me gjakun, me mëlçinë, me traktin tretës etj. Por nëse i lan dhëmbët dy herë në ditë, nëse përdor një mente, nuk Era e gojesndodh të vijë erë e keqe. Higjiena duhet të jetë absolute.

Fëmijët e kanë ose nga higjiena e keqe, ose nga bajamet. Nëse pyet pediatrin, thuajse çdo fëmijë ka tonsilit dhe bajamet janë vatër shumë e mirë infeksioni. Duke qenë vatër e mirë infeksioni, ka shumë erë. Fëmijët e kanë kryesisht nga tonsilat. 

Përdorimi i çamçakëzave

Përdorimi i një çamçakëzi apo një menteje është i rekomandueshëm. Nuk rekomandohet përdorimi i tepërt, sepse lodhet muskulatura e fytyrës, jep dhimbje koke. Kanë të mira, por kanë edhe të këqijat e veta.

I rëndësishëm është përdorimi i fijes dentare. Sot i jepet shumë përparësi në literaturën tonë. Thonë më mirë përdor fillin dentar sesa furçën. Në fakt, studimet kanë treguar se përmes fillit dentar është mundur të gjendet vakti i fundit i disa njerëzve edhe qindra vite pas vdekjes.

Urojmë që njerëzit të fillojnë ta përdorim. Njerëzit që janë me implante, me ura sipër, fillin dentar duhet ta kenë të përditshëm. Nuk ka ndonjë filozofi në përdorim. Do ishte mirë të përdorej pas çdo vakti.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë