Vitet e fundit është dhënë shpesh alarmi lidhur me mbingarkesën e fëmijëve. Me kurset jashtëshkollore si leksione pianoje, futboll dhe aktivitete të tjera të panumërta, shumë prej nesh mund të kenë një ndjenjë se fëmijët tanë po humbasin diçka të rëndësishme nëse nuk kanë kohë për lojëra të zakonshme.
Një studim i ri në Gjermani sugjeron se këto frikëra janë të justifikuara. Rezulton se njerëzit që kanë pasur më shumë kohë të lirë gjatë fëmijërisë, kur rriten gëzojnë nivele më të larta të suksesit shoqëror.
Një skuadër prej tre psikologësh nga Universiteti i Hildeshaimit, i drejtuar nga Uerner Greve, kreu një studim tek 134 persona. Pjesëmarrësit u prezantuan me një listë me shtatë pohime dhe listuan shkallën e përvojës së fëmijërisë së tyre (mosha 3-10 vjeç).
Loja e lirë i lejon fëmijët të zhvillojnë fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përshtatur ndryshimeve të rrethanave dhe ambientit, një aftësi e cila është shumë e nevojshme kur jeta bëhet e paparashikueshme si i rritur.
Pohimet përfshinin: “Kur isha i vogël, provoja shumë gjëra të reja dhe eksperimentoja shumë”; “Hera herës, dilja vetëm ose me shokë për të eksploruar lagjen” dhe “Prindërit e mi gjithnjë kishin frikë se diçka mund të më ndodhte kështu që s’më linin asnjëherë të bëja gjëra vetë”.
Pjesëmarrësit gjithashtu shprehën nivelin e pëlqimit apo mospëlqimit me 10 pohime që masnin “suksesin shoqëror”. Këto përfshinin: “Miqtë vijnë tek unë për këshilla”, “Puna ime vlerësohet nga të tjerët” dhe “Nëse diçka shkon gabim, kam pranë miq që më mbështesin”.
Testet shtesë matën aftësinë e tyre për të qenë fleksibël gjatë pengesave që u dilnin në jetë dhe nivelin e tyre të vetëvlerësimit.
Studiuesit gjetën një lidhje domethënëse mes kohës së mjaftueshme për lojë të lirë gjatë fëmijërisë dhe suksesit shoqëror si të rritur. Koha e lirë si fëmijë ishte gjithashtu e lidhur me vetëvlerësim të lartë dhe fleksibilitet për të përmirësuar objektivat dhe qëllimet.
Ndërsa “sigurisht që loja e lirë si fëmijë nuk është i vetmi faktor dhe ndoshta as më i rëndësishmi për suksesin shoqëror, lidhja e gjetur mes të dyjave në këtë studim, ishte çuditërisht e lartë”, u shprehën studiuesit në revistën online “Psikologjia Evolucionare”.
Loja e lirë, shprehen ata, i lejon fëmijës të krijojë fleksibilitetin e nevojshëm si i rritur për t’u përshtatur ndaj rrethanave të ndryshme.
Ndaj prindërit është mirë që t’u lejojnë fëmijëve të kenë kohë dhe liri për të luajtur dhe eksploruar sipas mënyrës së tyre.
“Te Stela Resort” ofron programin për të gjithë fëmijët programin “Te Stela Pas Shkolle”. Një program i tillë është ideal për fëmijët, pasi përveçse siguron marrjen e fëmijës nga shkolla, mësimin me mësues të të gjitha detyrave dhe mësimeve që fëmijët kanë marrë në shkollë, ofron ushqimin, si dhe lojëra (që shumë fëmijëve sot u mungon). Një gjë e tillë realizohet deri në orën 18:30, kur ata kthehen në shtëpi. Në këtë periudhë kanë realizuar të gjitha detyrat dhe lojërat, ndërkohë që kanë gjithë kohën e lirë deri në mbrëmje për të shijuar gjithçka që prindërit e tyre e shohin të nevojshme, duke kontribuar një marrëdhënie e shëndetshme thelbësore për një familje të shëndetshme./ Arlinda Gjypi, Shëndet+


