Ja cilat janë llojet e obezitetit, zbuloni ku bëni pjesë dhe çfarë ju shëndosh (në varësi të trupit që keni)

Duke filluar nga lloji i obezitetit që mund të keni apo mund t’ju formohet ju duhet të dini shkaktarët kryesorë që shkaktojnë dhjamosjen në një zonë të caktuar. Jo të gjitha llojet e obezitetit janë të njëjta dhe vijnë nga të njëjët faktorë. Shkencëtarët identifikojnë 6 lloje obeziteti, ku depozitimi i yndyrës ju përqëndrohet më shumë në disa zona të trupit se në disa të tjera.

  1. Obezitet i lidhur me pasivitetin

forma te obezitetitDepozitimi i yndyrës në këtë rast përqëndrohet kryesisht në pjesën e sipërme të trupit, duke filluar nga vithet e deri në fytyrë. Arsyeja e këtij lloj obeziteti, përveç konsumimit të kalorive të shumta është edhe mënyra pasive e jetesës dhe mungesa e theksuar e lëvizjes apo aktivitetit fizik.

  1. Obezitet i lidhur me ushqimin

Në këtë rast, depozitimi i yndyrës përqëndrohet rreth zonës së barkut. Ky është një tregues i një diete të varfër dhe të pashëndetshme, të mbushur me sheqer, kripë dhe yndyrna.

  1. Obezitet i lidhur me problemet e mbingrënies për shkak të stresit/depresionit

Në llojin e tretë të obezitetit, yndyra depozitohet fillimisht në bark e pastaj vazhdon nga vithet e deri në gju. Sipas ekspertëve, shkaku më i zakonshëm i këtij obeziteti është mbingrënia nga simptomat që lidhen me depresionin dhe ankthin. Ky lloj obeziteti është më i zakonshëm tek gratë.

  1. Obezitet i lidhur me problemet e dejeve

Qarkullimi venoz është një nga shkaktarët e mbipeshës, e cila në shumicën e rasteve është e lidhur me gjenetikën ose me mënyrën e jetesës. Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e yndyrës vetëm në zonën e stomakut. Kjo gjë çon edhe në ngadalësimin e metabolizmit. Alkooli është një faktor që e përkeqëson situatën në këto raste, stërvitja e muskujve të barkut do të ishtë një zgjidhje shumë e mirë.

  1. Obezitet i lidhur me gjenetikën

Ky lloj obeziteti është i lidhur me depozitimin e yndyrës në pjesën e poshtme të trupit, duke filluar nga vithet e deri në pjesën e poshtme të këmbëve. Arsyeja kryesore e depozitimit të yndyrës në këtë zonë është gjenetika dhe gjithashtu qarkullimi i dobët i gjakut në këtë zonë. Trupat që ju depozitohet yndyra në këtë zonë janë më të prekur edhe nga formimi i celulitit. Këta njerëz duhet të ushqehen shëndetshëm, duhet të shmangin ushqimet që ndikojnë në mbajtjen e ujit në trup, duhet të shmangin alkoolin dhe kafeinën gjithashtu.

  1. Obezitet i lidhur me glutenin

Ky lloj obeziteti është i lidhur me depozitimin e yndyrës në pjesën e barkut, kurrizit dhe gjoksit. Arsyeja më e zakonshme e këtij lloj obeziteti është e lidhur me reagimin e keq ndaj glutenit. Kjo ndodh më shpesh tek gratë në periudha të çekuilibrit hormonal.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin