Farmacia e shtëpisë: mos blini ilaçe, ja si mund t’i zëvëndësoni ato

Në kutinë e barnave ju gjenden medikamente të ndryshme të cilat mund të zëvëndësohen fare mirë me disa produkte natyrale shtëpiake. Ja disa prej tyre:

Vodka kundër erës së pakëndshme: mos blini sprucues kundra erës së këmbëve, vodka mund ta zëvëndësojë fare mirë atë. Vodka përmban një përqindje të lartë alkooli dhe vepron si antiseptik. Nëse fshini këmbët me një pambuk të lyer me vodka, ju jo vetëm do të zhdukni erën e këmbëve, por do të zvogëloni shancet për t’u prekur nga infeksionet fungale.

produkteKarrotë kundër nervave: nëse vuani nga stresi apo nga mërzia e pakuptueshme që ju shkaktojnë dhimbje koke, kafshoni një karrotë ose një ushqim tjetër të fortë, ai do t’ju humbasë vëmendjen dhe do t’ju qetësojë.

Kos kundër erës së keqe të gojës: përveç se është i shëndetshëm, kosi redukton edhe erën e keqe të gojës. Bakteret e mira që stimulohen nga kosi, e bëjnë gojën një mjedis të papërshtatshëm për formimin e baktereve të këqija që shkaktojnë erë të keqe të gojës.

Çaj kamomili si balsam për flokët: ky çaj ka veti antivirale dhe dhe qetësuese, ju mund ta përdorni në vend të balsamit dhe do t’ju pëlqejë.

Hudhër kundër herpesit: tubetët që trajtojnë herpesin mund të jenë efektivë, por duan kohë që të veprojnë. Ju mund t’i zëvëndësoni fare mirë ata me një copë hudhër, me të cilën duhet të lyeni zonën me herpes disa herë në ditë dhe rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme për pak ditë.

Vaj ulliri kundra rrudhave: vaji i ullirit është përdorur nga disa kompani kozmetike për të reduktuar rrudhat. Ai është i pasur me antioksidantë dhe është një zgjidhje shumë e mirë kundra rrudhave dhe njollave të errëta.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit