Ja efektet që emocionet tuaja i sjellin trupit

Kur  nuk u kushtojmë rëndësi emocioneve tona, ato do të gjejnë një mënyrë të ndryshme për të tërhequr vëmendjen tonë. Emocionet në fakt mund të na ndryshojnë fizikisht. Emocionet dhe përvojat tona mund të ruhen në kujtesën qelizore të trupit tonë.

emocioneEmocionet negative dhe dhimbjet fizike ju japin simptoma fizike: dhimbje, siklet, tension. Jo çdo dhimbje fizike domosdo shkaktohet nga emocionet, por ndikimi është i madh. Trupi përpiqet t’ju tregojë diçka nëpërmjet simptomave që shfaq. Problemi është se, pavarësisht nga të gjitha sinjalet, shpesh nuk i kushtojmë rëndësi kësaj pjese.

Çdo zonë e trupit tuaj lidhet me një gjendje të caktuar emocionale. Dhimbja është një shenjë se diçka është jashtë kontrollit ose keni harruar të kuroni diçka. Trupi juaj ka një mënyrë për t’ju treguar se çfarë ndodh thellë brenda jush, në mendjen tuaj. Ju vetëm duhet të përktheni mesazhet.

Nëse keni dhimbje qafe, është tregues se e shikoni jetën bardh e zi. Refuzoni të shikoni mundësi të tjera.

Dhimbja e supit mund të jetë e lidhur me “një barrë të vështirë që mbartni në veten tuaj” dhe e keni të vështirë të pranoni dhe të jetoni jetën tuaj në mënyrë të gëzuar.

Problemet tek gjunjët, mund të tregojnë për një nivel të caktuar të padobisë në jetë, një paaftësi për të bërë diçka.

Nëse keni dhimbje bërrylash, tregon se jeni gati të pranoni eksperienca të reja dhe të përshtateni me ndryshimet.

Nëse ju dhembin nyjet e këmbëve, është tregues se jeni të aftë të merrni kënaqësi nga situatat e ndryshme të jetës.

Nëse keni dhimbje tek kyçet e duarve, është tregues se jeni të prirur të lëvizni lehtësisht.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur