Mike dhe Stew Mac Innes disa vite më parë bënë disa kërkime për dietën letargjike që garantonte humbje peshe ndërsa njeriu fle. Mike dhe Stew janë farmacistë dhe dietologë dhe janë të njohur për dietat e tyra të rekomanduara për atletët më të mirë.
Ata argumentojnë se mjalti dhe fruktoza e gjendur te mjalti janë “djegësit” kryesorë të yndyrës ndërsa flini.
Ata kanë botuar disa libra që shqyrtojnë këtë dietë në detaje dhe shpjegojnë se si funksionon.
Thelbi është që para gjumit duhet të pini një gotë ujë me 2 lugë mjaltë të tretura në të. Mjalti përmban shumë fruktozë dhe thuhet se ekziston një lidhje midis fruktozës dhe mëlçisë dhe gjendja e mëlçisë përcakton gjendjen e gjithë organizmit- thonë krijuesit e kësaj diete.
Prandaj, në këtë dietë rekomandohen 2 lugë mjaltë para gjumit dhe pretendohet që në këtë mënyrë ju mund të digjni yndyrnat brenda natës dhe mund të fitoni masë muskulare. Në mëngjes do të ndiheni më mirë. Duhet pasur parasysh që gjatë ditës duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme, duhet të konsumoni ushqime në mënyrë të moderuar dhe duhet të bëni aktivitet të rregullt fizik. Disa studiues janë skeptikë në lidhje me këtë metodë dobësimi, por ju mbetet ju që ta provoni dhe të vëreni rezultatet e arritura.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: naturalcures


