Receta
3 flxh tërshërë
1 flxh fruta të thata si bajame, lajthi, fara lule dielli,stika etj
1/2 flxh me rrush të thatë
1/2 flxh fara lini ose kerpi ose përzierje farash
1/2 flxh mjaltë
1 lugë gjelle sheqer kaf
1 luge kanellë
Pak copëza çokollatë të zezë
4 lugë vaj ulliri
Merrni tërshërën dhe frutat e thata dhe i piqni rreth 10 min në 150 gradë.
Më pas në një enë zieni mjaltin sheqerin vajin dhe kanellën.
Në një enë i përzieni të gjitha dhe i shtroni në një tepsi ku mundoheni të shtypni fort për ta ndihmuar të lidhet si masë.
E piqni për 30 min në 150 me 160 gradë.
Ideale të meret me vete për t’i ngrënë kur ju kap uria.
Nga Rolina Naco, dietologe