Kam tension të lartë, nuk fle mirë natën. A mund të përdor mjaltin me kripë si qetësues?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja kardiologe, Manjola Liko
Tensioni i lartë ka gjithmonë nevojë për mjekim medikamentoz. Mjalti është qetësues shumë i mirë. Nga ana tjetër kripa nuk rekomandohet, sidomos në rastet e personave me tension të lartë. Nëse flitet për mjekësi popullore, kini parasysh se sidomos personat me sëmundje kronike duhet të konsultohen gjithnjë me mjekun që i ka nën trajtim përpara se të veprojnë, pasi në të kundërt mund ta përkeqësojnë sëmundjen e tyre.


