Arsyeja pse elefantët nuk ngordhin nga kanceri: çelësi kyç që do të çojë në zbulimin e ilaçit kundër sëmundjeve malinje

elefantEdhe pse elefantët kanë rreth 100 herë më shumë qeliza se njerëzit, ata shumë rrallë sëmuren. Norma e ngordhjes nga sëmundjet malinje në këto kafshë është 5%, ndërsa tek njerëzit kjo shifër është shumë herë më e lartë. Këto kafshë gjigante jetojnë mesatarisht 50-70 vjet dhe trupi i tyre i kapërcen me sukses sëmundjet malinje. Në një studim të publikuar kohëve të fundit thuhet se gjenet e elefantit mund të japin shenja të rëndësishme në luftën kundër këtyre sëmundjeve.

“Për shkak të një numri të madh qelizash dhe jetëgjatësisë së tyre, do të ishte më e logjikshme sikur ata të ishin të prirur për këtë sëmundje” thonë shkencëtarët. Sipas shpjegimeve të bëra nga shkencëtarët e Universitetit të Utahut, në ADN-në e elefantëve vihen re disa mospërputhje. Në këto kafshë ka disa gjene që pengojnë zhvillimin e tumoreve. “Ata kanë më shumë se 40 kopje të gjenit që kodon proteinën p53, e cila është e njohur për vetitë e saj në ndalimin zhvillimit të qelizave malinje, njerëzit kanë vetëm 2 kopje të këtij gjeni”, thanë hulumtuesit.

Shkencëtarët po mundohen të gjejnë çelësin kyç të këtij fenomeni, në mënyrë që të krijohet një ilaç që do të parandalonte këto sëmundje të rrezikshme edhe tek njerëzit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë