Si të shëroni venat dhe variçet e dala me këtë metodë natyrale

varicetVenat dhe variçet e dala në sipërfaqen e lëkurës janë një problem që prek shumë njerëz. Përveçse nuk janë aspak estetike, me kalimin e kohës ato mund t’ju japin edhe probleme shëndetësore. Në ketë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale se si t’i trajtoni venat dhe variçet. Merrni një domate jeshile dhe priteni ne feta të holla rrethore. Vendosini fetat e domateve mbi venat dhe kapilarët. Lidhini ato me një fashë, në mënyrë që domatet të qëndrojnë aty pa lëvizur. Mbajini domatet mbi zonën problematike derisa të shikoni se lëkura po reagon. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë për 14 ditë. Pas 2 javësh do të vëreni ndryshime të dukshme.

Shërimi i venave dhe variçeve me domate të kuqe të pjekura:

Kjo metodë është e ngjashme me atë që ju përmendëm më lart. Së pari, lani domatet dhe pritini në feta të holla rrethore. Fiksojini fetat e domates në një fashë dhe mbajini ato për 3-4 orë. Ky trajtim duhet të zbatohet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse doni, mund t’i alternoni të dy metodat sëbashku, në ditë të aplikoni njërën metodë dhe të nesërmen metodën tjetër, atë me domate jeshile.

Domatet janë mjaft kurative për këto probleme sepse përmbajnë substanca të ngjashme me acidin acetilsalicilik. Ky acid ka veti antikoagulimi dhe e bëjnë gjakun më pak të dendur dhe stimulojnë rrjedhjen e tij.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: wealthy&healthychoice

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer