Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al
Kam pasur disa probleme me shëndetin dentar dhe mora disa mjekime për heqjen e infeksionit, ndër të cilat edhe
antibiotikun amoxil. Ende pa e përfunduar këtë të fundit, kam tre ditë që ndiej dhimbje në mes, në veshka mendoj. A mund të më ketë shkaktuar dëme? Çfarë më këshilloni?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja stomatologe Laureta Koçi
Amoxocilina në përgjithësi s’jep probleme me veshkat, vetëm nëse ka probleme me disfunksione të veshkave. Më mirë të bëjë një kontroll të veshkave ose të përgjithshëm pasi ndoshta nuk është fare problem. Por pacientja duhet të ketë parasysh thirrjen e përhershme që bëhet lidhur me kujdesin për dhëmbët, pasi vetë infeksionet e dhëmbëve japin probleme me veshkat.


