A largohen vetë cistet në gji?

Pyetje e ardhur në rubrikën “Pyet mjekun”

Jam 42 vjeç. Para 5 a 6 muajve kam vënë re nje cist në gjirin e majtë. Menjëherë i kam bërë të gjitha analizat e nevojshme. rindertimi i gjoksitMë ka dalë cist 2 centimetra kancer. Më pas për çdo javë kam patur kontrollin ultrazërin. Për çdo javë zvogëlohej derisa u zhduk krejt.  Më thanë që jam në rregull derisa u zhduk.  Në mes të muajt pa më ardhur munstracionet, e vërej prapë, si dhe kisha dhimbje. Ju lutem më thoni, a është normale 2 cm e me t’u zhduk pa terapi.  Te mjeku kam frikë të shkoj me vazhdu dhe një herë ekzaminimet. Ju lutem, më tregoni a mundet të zhduket vetë? Edhe këmba e majtë ka filluar të më dhembë? Ju faleminderit!

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” onkologia Nevila Rexha

Fjalët “cist 2cm kancer” nuk i kuptoj. Mund t’i them zonjës që është e mundur që një cist 2 cm të largohet edhe pa mjekim. Nuk ka pasur nevojë të bëjë echo çdo javë, gjithsesi. Dhimbja e këmbës nuk ka lidhje me cistin në gjoks.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?