Nëse doni të jetoni gjatë, shmangni përdorimin e këtyre ushqimeve

Sipas studimeve të bëra kohëve të fukdit, ekziston një listë ushqimesh që duhet të konsumohen shumë rrallë, madje nëse është e mundur duhet të kufizohet konsumimi i tyre në minimum ose fare.

Ushqimet e ngrira: thuajse të gjitha ushqimet pasi futen në proçesin e ngrirjes dhe më pas të shkrirjes i humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Për këtë arsye, mundohuni t’i shmangni këto ushqime dhe t’i zëvëndësoni ato me ushqime sa më të freskëta.

buk me gjalpBuka e bardhë: mielli i rafinuar i bukës së bardhë është i zhveshur nga vlerat ushqyese dhe kjo bën që buka e bardhë të tretet me vështirësi nga organizmi.

Orizi i bardhë: ndryshe quhet oriz i përpunuar dhe për pasojë nuk ka vlerat e nevojshme ushqyese.

Ushqimet e futura në mikrovalë: këto ushqime përveçse i humbasin vlerat ushqyese, ato marrin edhe rreze nga mikrovala dhe mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin.

Mishi i përpunuar: proshurta, salcicet dhe çdo lloj mishi i përpunuar përmbajnë nitrat natriumi dhe elemente të tjera kimike. Këto elementë rezultojnë të rrezikshme për sëmundjet e zemrës dhe kancer.

Suplementet e energjisë: përmbajnë sasi të lartë sheqernash, yndyrna të hidrogjenizuara dhe proteina soje, të cilat duhet të shmangen. Ato nuk kanë asnjëherë të njëjtat vlera ushqyese me ushqimet e freskëta dhe natyrale.

Margarina: një keqkuptim i zakonshëm është se gjalpi dhe yndyrnat e ngopura janë të këqija, në fakt nuk është e vërtetë. Rreziku i vërtetë vjen nga yndyrnat e hidrogjenizuara si margarina, të cilën duhet të mundoheni ta shmangni.

Ushqimet 0: janë quajtur të gjitha ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, përkundrazi janë shumë të dëmshme. Karamelet, ëmbëlsirat e paketuara, pijet e gazuara etj përmbajnë lëndë kimike amorizuese, sheqerna dhe yndyrna të cilat ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit të keq dhe ndikojnë  në shfaqjen e kancerit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur