Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse thani rrobat brenda mureve të shtëpisë

A e dini që nuk duhet t’i thani rrobat brenda shtëpisë tuaj? Avullimi nga rrobat mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

rroba te laguraNjë burrë nga Bolton, Craig Mather (43 vjeç)  i cili i thau rrobat brenda shtëpisë për një kohë të gjatë, pati infeksion të mushkërive. Ai pati probleme serioze të mushkërive dhe mori për një kohë të gjatë barna specifike për të luftuar infeksionet fungale.

Mjeku i tha se gjendja mund të bëhej më keq dhe se ai duhet të ndalte tharjen e rrobave në shtëpi. Prandaj, Mather e ndaloi këtë zakon për 12 muaj duke vënë re një përmirësim të dukshëm në shëndet. Përvoja e këtij njeriu është vetëm një nga shumë shembuj. Ekspertët paralajmërojnë se tharja e rrobave në shtëpi mund të sjellë rreziqe serioze shëndetësore për shkak të lagështisë që mbajnë rrobat.

Një grumbull rrobash të lagura përmban rreth dy litra ujë, që qëndron i gjithi brenda shtëpisë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health, Healthy Food and Advices

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës