Disa truke si të mësoni një gjuhë të huaj pa frekuentuar kurse dhe shkolla

Këtu janë disa truke se si të mësoni një gjuhë të huaj pa qënë nevojë të shkoni në shkollë.

gjuhe e reDuke folur me vendasit për një orë është e barabartë me frekuentimin e shkollës apo kurseve për disa javë rresht.

Zgjeroni gamën e pyetjeve që ju kërkoni kur takoni njerëz të cilët flasin shumë rrjedhshëm gjuhën që ju po kërkoni të mësoni. Në qoftë se homologu juaj është i praktikuar në artin e bisedës, përgjigjet e pyetjeve tuaja do të kthehen në mënyrë të rregullt, në këtë mënyrë ato do të regjistrohen nga truri, duke ju ndihmuar shumë në gjuhën tuaj të re.

Udhëtoni sa më shumë, pasi udhëtimet janë ndihmë e madh. Në njëfarë mënyre ju imponojnë të mësoni të komunikoni për të porositur ushqimin, kafen apo gjërat e tjera të nevojshme.

Vendosni ju mënyrën që ju pëlqen për të mësuar një gjuhë. I gjithë çelsi qëndron në përzgjedhjen e mënyrës që i përshtatet karakterit dhe pëlqimeve tuaja. Pra mund të mësoni në një park, të dëgjoni muzikë në gjuhën tuaj të re, ndërsa qëndroni në këmbë në punë, ose takohuni me një mik i cili është folës shumë i mirë i gjuhës tuaj të re.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: http://www.wellmindness.com/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur