Përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe luftoni aneminë me këtë recetë natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Nivelet e ulëta të hemoglobinës në gjak, pavarësisht numrit të qelizave të kuqe të gjakut zvogëlojnë kapacitetin e gjakut për të mbartur oksigjen, gjë e cila çon në anemi.  Në mjekësinë popullore ekzistojnë disa receta që shërbejnë për të rritur nivelin e hemoglobinës në gjak. Ja njëra prej tyre:

receta per aneminePërbërësit:

200 ml mjaltë i papërpunuar

200 gr arra

200 gr rrush i thatë

200 ml lëng karrote

200 ml lëng panxhari

2 limonë

Përgatitja: lani limonët dhe pritini në gjysmë, në mënyrë që t’i hiqni farat. Në blender hidhni limonin e prerë, mjaltin, lëngun e panxharit dhe lëngun e karrotës, lërini disa minuta deri sa të përzihen mirë. Merrni një kavanoz të madh qelqi dhe hidhni masën e krijuar dhë më pas shtoni arrat e rrushin e thatë, përziejni të gjithë përbërësit me anë të një luge. Mbajeni kavanozin në frigorifer.

Përdorimi: merrni  nga një lugë çaji të përbërjes 3 herë në ditë, gjysmë ore para vakteve. Ky ilaç natyror nuk ka asnjë efekt anësor, përveç se ju rrit energjinë. Pas disa javësh, pasi ta keni mbaruar të gjithë përbërjen, shkoni dhe bëni analizat e gjakut. Hemoglobina do të jetë rritur ndjeshëm./ Burimi: helathyfoodteam

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit