Dhëmbë të shëndetshëm e të bardhë dhe pse në moshë të thyer: ja receta e murgjit Tibetan!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

murgj tibetianDhëmbët e tij janë shumë të shëndetshëm e të bardhë edhe pse është në moshë të thyer. Ky murgj Tibetan thotë se në zonat malore ku ka jetuar dhe për shkak të kohës nuk i ka njohur pastat komerciale, madje as për dentistët s’kishte dëgjuar më parë. Ai tregon sekretin e tij. Në një gjysmë gote uji të zier hidhni një lugë kripë të trashë. Përzieni derisa kripa të tretet dhe të formohet një formë shkume. Lajini dhëmbët me anë të furçës, në mëngjes dhe në darkë pas ngrënies. Ju mund ta përdorni lëngun dhe në formë gargare. Dhëmbët do t’ju bëhen më të bardhë në pak javë. Kjo metodë jo vetëm do t’ju zbardhë dhëmbët, por do të shkatërrojë bakteret patogjene nga zgavra e gojës dhe do të forcojë smaltin e dhëmbëve.

Kujdes! Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm dhe me probeme mos e përdorni këtë metodë, sepse kripa mund të rrisë ndjeshmërinë e tyre. Konsultohuni më parë me stomatologun./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur