Kjo supë është e shpejtë për tu përgatitur dhe ju ndihmon në rritjen e imunitetit. Eshtë perfekte për t’u konsumuar në ditët e ftohta të dimrit.
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 qepë e mesme, e copëtuar
- Disa copa xhenxhefil të freskët, të pastruar nga lëkura
- 1 hudhër e ndarë në copa të vogla
- 2 karrota të ndara në feta
- 6 gota supë perimesh
- Lëng i 1 limoni
- 1 filxhan kos
- Kripë dhe piper të zi
Si ta përgatisni
Hidhni pak vaj në një tenxhere, shton qepë dhe lerini të skuqen 6 deri në 8 minuta. Shtoni xhenxhefil dhe hudhër duke i lënë rreth 1 minutë në zjarr.
Shtoni karrotat dhe hidhni gjithashtu supën në tenxhere. Mbulojeni me kapak tenxheren dhe vazhdoni zierjen rreth 25 minuta. Hiqeni supën nga zjarri dhe lereni të ftohet pak.
Vendoseni supën në mikser dhe më pas vendoseni në një tas të madh, të mbuluar për 2 orë.
Para se ta shërbeni, përziejeni me kos. Shtoni kripedhe piper. Kjo supë shërbehet e ftohtë. Ju bëftë mirë!
Përgatiti për ‘Shëndet+”: Elena Beta
Burimi: Health.com


