Forma e hundës nuk është një rastësi, ajo mund të thotë shumë për personalitetin tuaj

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ekzpertët thonë se hunda zbulon personalitetin e një njeriu. Ata e konsiderojnë hundën si një nga tiparet thelbësore të fytyrës dhe më të dukshmin në pamje të parë. Ja disa nga karakteristikat që zbulojnë ata:

hundeHunda e drejtë dhe e ngushtë: hunda klasike e drejtë tregon një person me aftësi të mira organizative. Këta njerëz nuk kalojnë në gjendje paniku thuajse asnjëherë dhe dinë si t’i menaxhojnë emocionet e tyre. Ekspertët thonë se këta njerëz janë mjaft efektivë në punët që bëjnë.

Hunda e gjerë: mendohet se njerëzit me hundë të gjerë kanë aftësi të mira udhëheqëse. Këta njerëz kanë personalitet të fortë, por jo temperament të hekurt. Ata janë të aftë në marrjen e vendimeve dhe kanë aftësi të ndikojnë tek të tjerët.

Hunda e madhe: hunda që është në “rrënjë” e ngushtë, por që vjen duke u zgjeruar nga poshtë, tregon mospërfillje. Njerëzit që kanë këtë formë hunde janë shumë të zgjuar dhe reagojnë shpejt. Nganjëherë mund të bëhen edhe agresivë, por kanë tendencë që të jenë partnerë të dashur dhe besnikë.

Hunda me majë të ngritur: kjo formë hunde “fsheh” pas një personi optimizmin. Njerëzit me këtë formë hunde janë mjaft entuziastë dhe të gatshëm për të eksperimentuar. Ata janë mendjehapur dhe mjaft liberalë.

Hunda e lakuar: njerëzit që kanë një hundë që është e ngushtë në fillim, që më pas merr ngushtime e zgjerime të herëpashershme, tregon për persona që nuk “thyhen” lehtë. Ata janë të fokusuar pas objektivave dhe duan t’i arrijnë me çdo kusht./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës