Në ndjekje të dietave dhe informacionit të fundit…

Eneida Mjeshtri, gazeta “Shëndet+”

Prej disa dekadash specialistët e ushqyerjes janë në një fazë autoreformimi shkencor, por në dukje paksa grotesk. Informacionet dhe mjetet e informimit janë shtuar, duke shtuar njëherazi edhe turbullirën se kujt dhe çfarë t’i zëmë besë. Udhëzuesit për ushqyerje të shëndetshme zëvendësojnë, shumëfishojnë dhe doherë përmbysin njëri-tjetrin.

infoDikur të këshillonin të mbaje një dietë të varfër në yndyrna, por të pasur në karbohidrate. Më pas futën në lojë drithërat, pastaj fibrat, uljen e nivelit të karbohidrateve…

Prej më shumë se një dekade mjekësisë tradicionale iu bashkëngjit ajo alternative. Sateliti i nevojës njerëzore për mbijetesën e species prej vitesh i është kthyer dijes së të shkuarës, me bimë, receta, rite përkujdesjeje, kura që ngjajnë me rituale magjistarësh. E gjithë bota moderne rend për të ndalur kohën ose për ta kthyer mbrapsht atë, një sprovë në vetvete e destinuar  të dështojë.

Njerëz të dashur, lexues besnikë ose rastësorë të “Shëndet+”: Duke ju pasur për zemër, duam t’ju drejtojmë në shtegun e duhur. Nuk ka shëndet të mirë pa një individ të ndërtuar mirë jo vetëm fizikisht, por shpirtërisht dhe mendërisht gjithashtu.  Teksa vraponi për të arritur atë që shtrihet jashtë jush, gjeni kohë të ndaloni dhe ndjeni atë që fle brenda jush. Mos e mbytni tingullin e vetes. Bota është shumësi e atyre që besuan në të pagjendshmen, në të padëgjuarën, në të paparën.

I ri apo i vjetër, elegant apo trashaluq, i vetmuar apo shoqërisht i përndjekur, i bukur apo i shëmtuar, në zgrip të klasave shoqërore apo në majë të tyre: Ti je Ti!

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh