Pastroni dhe detoksifikoni mëlçinë në një javë me këtë recetë natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një nga mënyrat më të rëndësishme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trupit është të pastroni dhe të detoksifikoni organet tuajë përmes mënyrave natyrale, pa ju shkaktuar atyre efekte anësore. Mëlçia është një nga organet më jetike të trupit dhe për këtë detoksifikimi i saj është shumë i rëndësishëm. Receta natyrale që do t’ju paraqitet në këtë postim ka si përbërës kryesor shafranin e Indisë, erëz e cila ka përfitime të shumta shëndetësore. Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, ul nivelin e kolesterolit të keq, rrit sistemin imunitar, ul inflamacionin, detoksifikon trupin etj.

caj per melcinePërbërësit:

  • 2 lugë çaji shafran Indie
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë çaji xhenxhefil pluhur
  • Gjysmë filxhani qumësht kokosi
  • Një majë luge piper i zi
  • 2 lugë çaji mjaltë i papërpunuar
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Ujë i zier

Metoda e përgatitjes: pasi keni valuar ujin, hiqeni menjëasnë dhe shtoni shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin. Lërini sëbashku për 10 minuta. Më pas, shtoni piperin e zi, kanellën, vaniljen, mjaltin dhe qumështin e kokosit. Përziejni mirë të gjithë përbërësit. Konsumojueni këtë lloj çaji çdo mëngjes esëll. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë dhe efektive për të pastruar mëlçinë nga toksinat dhe papastërtitë dhe për ta detoksifikuar atë./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit