Hysni Dankshi, mjek alternativ
Kanella përdoret për të gjitha gjendjet e të ftohurit, duke përfshirë që nga të ftohurit e zakonshëm deri në artrite dhe reumatizma. Studimet kanë nxjerrë në pah veprimet hipoglicemike që do të thotë ul sheqerin në gjak, që e bën shumë të çmueshëm në rastet me diabet.
Përbërësit: Vajra esenciale, tannin mucilage, gome, sheqerna.
Veprimi: Shëruese e plagëve, nxit djersitjen, antiseptik, antispazmotik, tonik, stimulus i tretjes, stimulues i mitrës. Përsa i përket vajit esencial, ai është një antibakterial i fuqishëm si dhe ka veti antimykotike si dhe nxitës i mitrës.
Pjesët që përdoren: Lëvorja e drurit të kanellës, ajo përdoret më tepër për problemet e aparatit tretës në rastet e tretjes jo të mirë, kolitit, diarresë si dhe ekstraktet alkoolike, janë përdorur kundër helikobakter pylori, bakter ky shkaktar i ulçerës së stomakut. Tjetër përdorim është në rastet e sëmundjeve të veshkave, në astmën bronkiale dhe sidromën menopauzale. Meqë nxit djersitjen mund të përdoret në rastet e të ftohurave.
Vaji esencial, merret nga distilimi i lëvorës dhe përdoret në të gjithë botën për të trajtuar infeksionet kronike. Druri i saj nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut sidomos tek personat që kanë duar dhe këmbë të ftohta. Ai gjithashtu nxit djersitjen dhe mund të përdoret për të gjitha rastet me ftohje.
Përdorimi:
Dekokti: bëhet me lëvoren e drurit të saj, ajo përdoret për diarretë kronike dhe shqetësimet të lidhura me veshkat.
Tinkturë: hollohet 5ml në një enë të vogël për të ftohurat dhe ethet.
Pluhuri: përdoret për të trajtuar rrufën dhe të ftohurin.
Vajrat esenciale: treten në një enë me ujë të valuar disa pika dhe thithja e avujve përdoret për të qetësuar kollën dhe irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Vaji për masazh: merren 10 pika nga vaji i kanellës, përzihen me 25 ml vaj luledielli dhe përdoren për dhimbjet e barkut, diarret dhe djegiet e stomakut.
Dekokti: përdoret për ftohje, djegie stomaku dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Kombinohet mirë me xhenxhefil.
Tinkturë: hollohet 5 ml në një enë me ujë të nxehtë dhe përdorimi është njësoj si dekokti.
Kompresa: përdoret për të qetësuar dhimbjet e kyçeve dhe në rastet me artrit dhe dhimbjet reumatizmale.


