Pirja e duhanit është një nga problemet shëndetësore më të mëdha të botës.
Në SH.B.A., rreth 500.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të pirjes së duhanit. Shkaqet e vdekjes janë kanceri, problemet në frymëmarrje, dhe shumë probleme të tjera që janë të lidhura me pirjen e duhanit.
Lajm i mirë është se ka ushqime që mund t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.
- Trupi dehidratohet kur pini duhan. Mbani nikotinën larg nga trupi juaj duke pirë shumë ujë.
- Nivelet e Vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj ulen kur pini duhan. Rivendosini ato duke ngrënë fruta të pasura me këto vitamina: kivi është një nga frutat më efektive.
- Spinaqi është i pasur me acid dhe vitamina.
- Nikotina dëmton lëkurën. Kujdesuni për lëkurën tuaj duke pirë lëng karrote, pasi përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C, dhe B. Është provuar shkencërisht se lëngu i karrotës është efektiv provuar për largimin e nikotinës nga trupi.
- Pini lëng portokalli rregullisht për të larguar stresin dhe për të përmirësuar funksionin e metabolizmit.
- Hani shumë brokoli për të rivendosur nivelet e vitaminës BS dhe C në trup.
Mos harroni që të përfshini këto ushqime në listën tuaj herën tjetër që do të shkoni për të bërë pazar!
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: healthdigezt


