Martesa midis kushërinjve: a përbën rrezikshmëri për shëndetin?!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

marteseA përbën vërtet rrezikshmëri për shëndetin martesa midis kushërinjve? Kjo është një çështje që shkakton debat sa herë që vihet në diskutim.

Disa kultura bëjnë thirrje: “Ndalini martesat brenda gjakut”, ndërsa disa të tjera (që kinse duken më të civilizuara) e përkrahin këtë fenomen me arsyetimin se “mund të ekzistojë një element madhor që mund t’i përkrahë këto martesa, përfshirë këtu dashurinë midis çiftit apo lindjen e një fëmije”.

Sipas studimeve të bëra, mbi një miliard njerëz në mbarë botën thuhet të jenë martuar “brenda gjakut”.

Tradita i lejon njerëzit e Pakistanit, Azisë Jugore dhe disa vendeve të Lindjes së mesme të lidhin martesë brenda gjakut. Ndërsa ligji në Shqipëri e lejon për “arsye madhore”.

Por studimet dhe shkencëtarët i thonë NDAL këtij fenomeni! Kjo për shkak se rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet gjenetike. Ekspertët thonë se ky rrezik po rritet çdo ditë e më shumë.

Profesor Alan Bittels, drejtor i “Qendrës për Gjenetikën Njerëzore” në Perth, Australi, thotë se numri i vdekshmërisë foshnjore në fëmijët e lindur nga kushërinjtë e shkallës së parë deri në atë të katërt është rreth 1.2%. Defektet e lindjes rriten në një shifër 2-4%. Profesori shton se disa nga sëmundjet më të shpeshta dhe më të zakonshme që prekin fëmijët që kanë lindur nga prindër në lidhje gjaku janë: verbëri, shurdhim, sëmundje të lëkurës dhe probleme neurodegjenerative. Sa më e afërt të jetë shkalla e lidhjes së gjakut të prindërve, aq më të shpeshta janë çrregullimet e mutacioneve gjenetike. Fatkeqësisht, sëmundjet e këtyre fëmijëve nuk mund të kurohen, as shërohen! / Burimi: BBC

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?