Rezar Deveja, kardiokirurg
Është e rëndësishme të themi se periudha e rehabilitimit të plotë të sëmurit zgjat pothuajse 2 muaj për arsye të ndryshme në varësi të llojit të aneurizmës mund të zgjasë edhe më shumë.
I operuari pas daljes nga spitali mund të ketë dhimbje për arsye të operacionit, gjë që me kalimin e ditëve ato do të rrallohen gradualisht derisa të ndalojnë plotësisht.
Gjatë kësaj periudhe mund të përdorë qetësues dhimbjesh sipas nevojës. Sternumi pas opracionit nevojitet 1-2 muaj që të ngjitet plotësisht. Gjatë kësaj periudhe i operuari duhet të evitojë ngritjen e peshave, ngarjen e makinës. I operuari mund të fillojë aktivitetin profesional pas 6 javësh ose dhe më vonë në se nevojitet kur ndihet mirë dhe nëse nuk i nevojitet ushtrim i rëndë fizik në punë.
Është e rëndësishme të përmendet fakti se i operuari duhet të ndiqet nga kardiologu në mënyrë korrekte sipas udhëzimeve të tij sepse pas operacionit është e nevojshme ndjekja periodike me skaner. Ndjekja me skaner është e rëndësishme sepse i operuari mund të shfaqë aneurizëm në një pjesë tjetër të aortës dhe në këtë mënyrë i paraprin komplikacioneve të mundshme të saj.


