Të sigurt nuk jemi aksidentalisht

Aksidenti i parë rrugor ka ndodhur në Londër më 17 gusht 1896. Bridget Driscoll, një nënë 44 vjeçare me dy fëmijë u bë viktima e parë e një automjeti. Atë e shtypi një makinë ndërsa kalonte rrugën. Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtësi “shumë të madhe”.

aksidente 5Duhet të ketë qënë me 8 milje në orë (12,8 km/orë) megjithëse duhej të ecte me 4 milje në orë (6,4 km/orë). Një i ri duke i dhënë makinës, bënte xhiro për të treguar shpikjen e re dhe sipas disave, po përpiqej ti bënte përshtypje një pasagjereje.

Në hetimin gjyqësor hetuesi tha: “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më”. Ngjarja mbeti në histori si aksidenti i parë, por nuk ishte i fundit. Ndërsa në Shqipëri nuk ka të dhëna për aksidentin e parë, flitet për një aksident të shkaktuar nga një makinë në Elbasan në vitet e para pas pavarësisë.

Sot, në mbarë botën aksidentohen në rrugë çdo ditë 140 mijë njerëz. Prej tyre, më shumë se 3 mijë vdesin dhe 15 mijë mbeten përjetë të paaftë. Ndërsa në vendin tonë vdesin nga aksidentet rrugore mesatarisht 315 persona në vit. Për shoqërinë tonë, kjo është një kosto shumë e lartë njerëzore dhe jo vetëm.

Shkaqet e aksidenteve janë nga më të ndryshmet. Ndër to shpejtësia dhe sjellja agresive, drejtuesit e rinj (18-24 vjeç) dhe drejtimi në gjëndje të dehur, Ndërsa kalimtarët llogariten rreth 34% të të vrarëve.

Përdorimi i pakët i rripave të sigurimit para dhe vendet e pasme nënkupton që shumë pasagjerë të palidhur vdesin ose janë të paaftë kur 40% e këtyre pasojave mund të ishin eleminuar duke mbajtur rripin e sigurimit.

Në vendin tonë aksidentet paraqiten më të larta se vendet e Europës Lindore e Qendrore ndaj sensibilizimi i qytetarëve në veçanti i përdoruesve të rrugës, për rëndësinë që ka jeta e njeriut për të qenë pjesëmarrës i sigurt në aktivitetet e tij ditore, gjatë qarkullimit në rrugë, si këmbësor, drejtues mjetesh motorike apo biçiklist merr një rëndësi të veçantë.

Të sigurt nuk jemi aksidentalisht / Nuk është asnjëherë teprim thirrja për më shumë kujdes dhe sensibilizim për parandalimin e aksidenteve rrugore

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit