Anisa Cenaj, mjeke nefrologe pranë Poliklinikës Qendrore
Përsa i përket mënyrës së marrjes së urinës për analizë, është e rëndësishme të dihet se duhet marrë porcionin e mesit të urinës së parë të mëngjesit, pasi të jetë bërë pastrimi i mirë i organeve të jashtme gjenitale.
Tek gratë që janë me menstruacione dhe ato që kanë sekrecione të shumta vaginale, nuk duhet bërë mbledhja e urinës. Që nga momenti i marrjes së urinës deri në ekzaminimin e saj nuk duhet të kalojë më shumë se 1 orë.


