Si të hiqni shenjat më të thella e “të pamundura” nga lëkura

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Plagët e fytyrës mund të lënë shenja të ndryshme e thuajse të pamundura për t’u hequr. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si të hiqni të gjitha shenjat nga lëkura.

shenja lekureMikrodermabrazion: ky trajtim mund të jetë zgjidhja e duhur e shenjave në fytyrë. Ai vepron si pastrues dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës. Për rezultate të dukshme, ju duhet ta përdorni këtë metodë trajtimi 2 herë në javë, sigurisht që nga profesionistët.

Limoni: lëngu i freskët i limonit është shumë efektiv në eleminimin e shenjave të ndryshme të lëkurës. Limoni ndihmon në reduktimin e substancave yndyrore nga lëkura. Vendosni lëng limoni në fytyrë dhe mbajeni për 10-15 minuta. Pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni një krem hidratues. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në javë.

Çaj kamomili: kamomili është një ilaç i vjetër natyral që është përdorur për kujdesin e lëkurës. Ky çaj është i mirë për t’u pirë dhe për të shpërlarë fytyrën çdo mëngjes e çdo mbrëmje.

Aloe Vera: xheli i Aloe Veras mund të përkufizohet si mrekulli në trajtimin e problemeve të lëkurës. Lyeni fytyrën disa herë në ditë me xhelin e Aloe Veras dhe në pak javë do të vëreni përmirësime të dukshme. Ai është i njohur për vetitë kurative dhe vepron shumë shpejt./ Burimi: dailyhelath

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës