Gështenjat janë frut i të njëjtës familje me arrat dhe lajthitë por, ajo ka një avantazh; ka më pak yndyrë!
Gështenjat kanë kryesisht karbohidrate por ato janë komplekse dhe kështu nuk përbëjnë asnjë problem për sheqerin. Për më tepër, gështenjat përmbajnë fibra bimore dhe proteina të cilat ndihmojnë metabolizmin!
Në vetëm 90gr gështenja marrim 70% të nevojave në vitaminë C dhe një sasi të konsiderueshme të acidit folik!
Gështenjat përbëjnë vakt ideal për sportistët që duan të rrisin performancën fizike, për të gjithë ata që kanë intolerancë ndaj glutenit, për gratë shtatzanë dhe për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia!/ Blerina Bombaj, dietologe


