Pastroni zorrën tuaj nëse doni të jeni mirë

Për gazetën “Shëndet+”, Albana Daka, nutrigjenetiste

Gjithmonë fuqia pastruese e ujit është përdorur për qëllime kuruese. Në naturopati veçoritë e ujit përdoren dhe për të pastruar zorrën e trashë, pikërisht me hidrokolonterapi, një lavazh i zorrës mirëbërës që ka si qëllim të eliminojë mbeturinat dhe toksinat: ndihmon të detoksifikohemi, të shfryjmë barkun, të luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe të zgjidhim shumë probleme të tjera shëndetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë.

Pa dhimbje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë.

zorretMe konkretisht hidrokolonterapia është një pastrim i zorrës së trashë nëpërmjet ujit, të cilit i shtohen substanca terapeutike (kripëra minerale). Ky ujë futet nëpërmjet rektumit në mënyrë delikate dhe pa dhimbje.

Funksioni i ujit me kripëra minerale është t’i bëjë feçet të lëngshme, të heqë mbeturinat që veshin muret e zorrës së trashë duke i nxjerrë jashtë substancat e refuzuara nga organizmi.

Lëngu i futur gjatë lavazhit të zorrës i shtohet volumit të feçeve duke ushtruar një presion në muskulaturën e zorrës dhe duke stimuluar intensivisht reflekset e defekimit.

Të mirat e hidrokolonterapisë

Të mirat e hidrokolonterapisë janë vërtet të shumta dhe mund t’i vërejmë që në seancat e para. Duke vepruar mbi organin kryesor të eliminimit, zorrën, nxjerrin dhe eliminojnë sasi të mëdha mbeturinash në çdo trajtim.

Avantazhet e hidrokolonterapisë janë:

  • Dezintoksimi i përgjithshëm i organizmit me pastrim të thellë
  • Ndjesi mirëqenieje: eliminim i mukozës, gazit të zorrëve, toksinave, grimcave ushqimore të patretura.
  • Ndjesi lehtësimi: presioni mbi organet afër njeri-tjetrit zhduket.
  • Përmirësim i sëmundjeve të zorrëve: kapsllëk, kolit, dizbiozë (alterim i florës bakteriale), sindromi i zorrës së irritueshme, hemorroide, meteorizëm (fryrje e barkut), diarre.
  • Shtim i tonicitetit abdominal dhe të peristaltikës: nëse zorra është shumë e bllokuar nuk mund të keni një peristaltikë të mirë.
  • Zhdukje të papastërtive tipike të lëkurës të tilla si: puçrra, pika të zeza, akne, ekzema dhe dermatit.
  • Sëmundjet gjinekologjike përfitojnë dukshëm: për shembull vaginiti dhe leukorrea.
  • Myku ose kandidoza (infeksioni i mykut) ka lehtësim të dukshëm nga hidrokolonterapia.
  • Përmirësohen sëmundjet urologjike: cistiti dhe infeksionet e rrugëve urinare.
  • Tretje më e shpejtë dhe zbutje e frymës së keqe (alitozë) dhe ndjesisë së përgjumjes pas ngrënies.
  • Funksionim më i mirë i mëlçisë, për sa kohë toksinat e pengojnë funksionimin e mirë të saj.
  • Eliminim i substancave toksike në gjak.
  • Përmirësim i artropatisë kronike, reumatizmës dhe artrozës.
  • Përfitime optimale për astmën dhe alergjitë.
  • Më shumë qartësi mendore, ndihmon kujtesën dhe reflekset.
  • Aftëson zorrët për një përthitje më të mirë.
  • Reduktim i dëshirës për të ngrënë sheqerna dhe karbohidrate.
  • Lehtëson rënien në peshë.
  • Cikli menstrual më pak i dhimbshëm.
  • Përmirëson tonusin muskular të zorrës së trashë.
  • Zhduken shqetësimet e lidhura me kolitin, sindroma e zorrës së trashë të irritueshme dhe probleme të tjera gastro-intestinale.
  • Reduktim i kileve të tepërta dhe një stomak të sheshtë.
  • Lëkura bëhet e shndritshme, e freskët dhe ngadalësohet procesi i plakjes.
  • Aksion anticelulit.
  • Stimulim i mbrojtjeve imunitare të organizmit.
  • Formohet terreni optimal për të rimbjellë florën bakteriale.
  • Zhdukje e parazitëve dhe e krimbave të zorrëve.
  • Terapi e shkëlqyer kundër plakjes së organizmit.
  • Përmirësim i edemave dhe gjendjeve inflamatore (eliminim i substancave irrituese).
  • Benefite për celulitin.
  • Riekuilibrim i peshës për personat nën peshë.
  • Lehtësim nga lodhja kronike.
  • I vlefshëm nga pikëpamja e parandalimit: eviton shfaqjen dhe kronizimin e disa shqetësimeve të zorrës së trashë.
  • Simptomat e dhimbshme në pergjithësi përmirësohen, për shembull, migrena përfiton shumë nga hidrokolonterapia.
  • Sistemi imunitar forcohet.
  • Patologjitë e prostatës përfitojnë dukshëm nga hidrokolonterapia.
  • Lehtësohet mbingarkesa me substanca toksike të tilla si: ndotës të mjedisit, barna, kimioterapia ose tepricat ushqimore.

 

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?