Ja si mund ta parandalosh formimin e kisteve

Kozeta Mustafaraj
Mjeke gjinekologe
 kiste 2“Kistet hasen në çdo moshë,madje dhe në periudhën intrauterine, por më të shpeshtë janë në  gratë në moshë riprodhuese, dhe më
të rrallë pas menopauzës”.Kështu shprehet mjekja gjinekologe Kozeta MustafarajPor si mund ti njohësh kistet dhe çfarë duhet bërë për ti parandaluar ato.
Çfarë janë kistet e vezores?
Kisti i vezores është një qese e mbushur me lëng ose material gjysmë të lëngshëm , që e merr  origjinën  nga  vezorja.
Çdo muaj ,vezorja që funksionon normalisht zhvillon kiste të vegjël  të quajtur folikuj Grafian. Në mes të cilkit , një folikul i vetëm dominant  me diametër mbi  2.8 cm  çahet dhe çliron një vezëz të pjekur. Folikuli i çarë formon  trupin e verdhë .Në mungesë te fertilizimit  vezëza shkatërohet. Kistet e vezores që formohen gjatë një procesi normal ovulacioni (pjekje të vezëzës) quhen kiste Funksional dhe janë gjithmonë beninj.
Nga se shkaktohen?
Kistet funksional të shumëfishtë mund të ndodhin si rezultat i një nxitjeje të tepruar nga hormone FSH ose nga një mbindjeshmëri  ndaj një sasie normale të këtij hormoni.
Por mund të ndodhë që në rastet të tumorit të shtatzënisë dhe më rrallë në raste të shtatzanisë binjake dhe diabetike, prodhimi  në sasi të madhe i hormonit të barrës hCG të shkaktojë kiste të shumëfishtë.
Ka raste të tjera kur mund të shfaqen këto probleme?
Në rastet e pacientëvë të trajtuara për infertilitet ,nxitja e ovulacionit me hormonet FSH dhe LH ,dhe më rrallë me clomide mund të çoj  në sindromin e mbistimulimit të vezores, me kiste të shumëfishtë të vezores.
Sa të përhapura janë këto probleme?
Kistet e vezores hasen në pothuaj të gjitha gratë premenopauz dhe në mbi 14.8 % te grave post-menopauz. Shumica e këtyre kisteve janë me natyrë funksionale dhe beninje. Mbi 10 % të tumoreve  të vezores janë tumoret dermoid. Ndërsa tumoret malinj përbëjnë 15 raste në 100000 gra në vit.
Grupmosha më e predispozuar për të patur probleme?
Kistet funksional hasen në cdo moshë, madje dhe në periudhën intrauterine, por më të shpeshtë janë në gratë në moshe riprodhuese, dhe më të rrallë pas menopauzes. Mundësia për të zhvilluar kiste malinj rritet me moshën  deri në 60 vjeç , pas kësaj  periudhe mbetet konstant. Tumoret me origjinë nga qelizat germinative  janë  më të shpeshtë në adoleshencë.
Si bëhet trajtimi i këtyre problemeve?
Shumë paciente me kiste vezore të thjeshtë të bazuar në ekografi nuk  kanë nevojë për trajtim. Në gratë post menopausë , një cist 5cm në prani të vlerave normale të CA125 është i mjaftueshëm monitorimi me ekzaminime ekografike në seri. Ndërsa në gratë që ndodhen në periudhën premenopauzë me kist më të vogel se 8 cm, të thjeshtë në pamjen ekografike , me vlera të CA125  brenda normës, mund të monitorohen për 8-12 javë .Në shumicën e këtyre  rasteve  terapia hormonale për suprimimin e vezoreve nuk  ndikon, prandaj dhe nuk përdoret .
Kur nevojitet trajtimi kirugjikal?
Kistet ovarial të thjeshtë persistent me përmasa 5-10 cm , dhe kistet kompleks  duhet të hiqen me ndëhyrje krurgjikale. Rruga laparoskopike (operacion laparoskopik) është më e përdorshme për kistet beninj, dermoid, endometrioma,kistet funksional që japin shqetësime dhe që nuk i përgjigjen trajtimit medikamentoz. Laparotomia rezervohet për cistet e ndërlikuar, për format malinje , dhe në pacientet ku nuk  është e mundur rruga laparoskopike.
 kiste 3PARANDALIMI
-Përdorimi i kontraceptieve oral mbron në zhvillimin e kisteve funksional, dhe përdorimi i tyre për 15 vjet ul gjithashtu dhe riskun për kancer të vezores.
-Çdo grua duhet të  bëj një ekzaminim gjinekologjik të përvitshëm.
-Gratë me risk familjar për kancer përvec ekzaminimit  gjinekolgjik vjetor  duhet të  matin nivelin e CA125 , si dhe të kërkojnë këshillim  gjenetik.

Simptomat
-dhimbje në fund të barkut
-dhimbje gjatë aktit seksual
-crrregullime të ciklit menstrual
-hemoragji jonormale nga mitra
-çrregullime të defekimit
-ndjenjën e fryrjes dhe rëndesës së barkut
-çrregullime të urinimit
-ulje të sasisë së fluksit menstrual
-dhjamosje ose ulje në peshë
-akne në fytyrë
-çrregullime të fertilitetit

 

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Si vaji i ullirit mbron shëndetin e zemrës, ja proteina që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit! Zbuloni kur është koha më e mirë për ta konsumuar
Mungesa e vitaminës D nxit kancerin
Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare