5 problemet shëndetësore që kuron qepa

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

qepaHudhra është tashmë e famshme për vlerat kurative natyrore, ndërkohë që për qepën nuk ka shumë informacion.

Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja pesë probleme shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë:

Veshët e bllokuar: duke përdorur një thikë, hiqni qendrën e qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes: mos e shtyni shumë brenda veshit! Lereni  të qëndrojë  gjatë natës dhe kur të zgjoheni, dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.

Djegiet: qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendoseni gjysmën në vendin e djegur. Mbajeni për 2 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të  zbutë djegiet.

Normalizon temperaturën e trupit: nëse keni temperaturë të lartë trupore, prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën.

Eleminimi i toksinave: hani herë pas here një qepë të freskët. Kjo këshillë mund të jetë e thjeshtë, por ajo është një nga më të rëndësishmet kur është puna për të eleminuar toksinat nga trupi.

Kundër pickimit të bletëve: këto pickime mund të jenë shumë të rrezikshme, veçanërisht në qoftë se ju jeni alergjik ndaj bletëve ose grenzave. Mos u frikësoni në një situatë si kjo. Merrni menjëherë një qepë të shtypur ose të grirë në rende dhe vendoseni në vendin e lënduar.

Burimi: http://ëëë.healthyfoodadvice.net/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?