Ja rastet ku flokët thonë më shumë se gjaku për problemet shëndetësore

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Flokët mund të thonë shumë për sistemin metabolik dhe shëndetin e përgjithshëm.

floke grup gjakuFlokë të yndyrshëm: disa nga shqetësimet më të mëdha kur keni flokë të yndyrshëm është krijimi i disa gungave të vogla në lëkurën e kokës. Arsyeja e shfaqjes së këtyre gungave mund të jenë stresi apo sëmundjet akute. Shkak tjetër mund të jenë edhe toksinat e akumuluara në trup. Për të mënjanuar këto probleme, duhet të konsumoni ushqime të pasura me antioksidantë, si çaj jeshil dhe duhet të bëni aktivitete fizike qetësuese, si: joga dhe meditim.

Flokë të thatë: shqetësimet më të zakonshme të njerëzve me flokë të thatë janë zbokthi dhe rënia e flokëve. Arsyeja e këtyre problemeve mund të jenë: stresi, sistemi i dobët imunitar, ndryshimet e motit, produktet e papërshtatshme të larjes së flokëve, dehidratimi etj. Për të mënjanuar këto probleme të flokëve dhe shëndetit ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me proteina, si: vezë, peshk, fasule, bishtajore dhe arra. Përdorni shampo me biotinë dhe vaj kokosi.

Flokë të hollë dhe të yndyrshëm: shqetësimet më kryesore të njerëzve me këto llojë flokësh janë thinjat e parakohshme dhe flokë pa jetë e pa volum. Këto probleme në flokë mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së proteinave, hekurit, zinkut dhe vitaminës C. Këta lloj flokësh tregojnë edhe një sistem të dobët imunitar dhe kequshqyerje. Në këto raste duhet të hani ushqime të pasura me hekur, zink, proteina e minerale./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë