Shumica e problemeve që ndodhin në sistemin gastrointestinal shfaqen si rezultat i pranisë së baktereve.
Përveç baktereve të mira të cilat jetojnë në trupin tonë natyrshëm, ka edhe lloje të tjera të baktereve që hyjnë në trup si ndërhyrës dhe ndikojnë në funksionet e organizmit duke shkaktuar infeksione të ndryshme dhe sëmundje.
Bakteret e dëmshme mund të futen në trup në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe ujin që pimë apo ushqimin që hamë.
Ja një recetë e përgatitur në shtëpi, e cila funksionon si ilaç për eliminimin e baktereve në stomak.
Përbërësit e nevojshëm:
- 20 ose 30 fiq të thatë
- Vaj ulliri, (i mjaftueshëm për të mbuluar kavanoza qelqi)
- Dy kavanoza qelqi
Përgatitja:
Për një trajtim që zgjat 10 ose 12 ditë do të duhen të paktën 20 ose 30 fiq të thatë. Së pari prisni fiqtë në gjysma dhe vendosini në kavanoza qelqi. Sigurohuni që kavanozat të jenë të sterilizuar dhe të pastrohen mirë. Më pas, hidhni vaj ulliri mbylleni mirë kavanozin dhe lereni përzierjen pa e hapur kavanozin për një periudhë prej 30 – 45 ditë.
Mund ta konsumoni këtë ilaç krejtësisht natyral, sa herë që ndjeni probleme në stomak. Gjithashtu mund të hani dy gjysma fiq në mëngjes së bashku me një fetë bukë. Kjo do të ndihmojë në shërimin e dhimbjeve të stomakut, gjithashtu do t’ju ofrojë energji shtesë si dhe ushqyesit që ju duhen gjatë ditës.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Burimi: Health Healthy Food and Advice


