Ja çelësi për të pasur një lidhje të lumtur

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

lidhje lumturNjë këshillë e vlefshme në rastet kur  jeni duke u përpjekur për të pasur një marrëdhënie të lumtur është “ bëhuni pozitivë”. Kjo mund të arrihet shumë lehtë duke zbatuar disa këshilla të thjeshta.

Lexoni libra pozitivë: nuk ka asgjë si një libër i bukur për t’ju mbajtur të motivuar. Tematika e tyre duhet të përqëndrohet në atë që ju mund të bëni për të bërë jetën tuaj më emocionuese.

Jeni ju ajo që vendosni kufijtë: ju nuk keni nevojë për lejen e tij. Vendosni vetë për të bërë ose jo gjërat që ju sjellin paqe dhe gëzim.

Përgjigjuni me pozitivitet: silluni mire, është e sigurt që do të dukeni shumë elegante. Mbase nuk mund të jeni në në gjendje për të ndryshuar partnerin tuaj, por mund t’i tregoni se si vepron një grua me klas, pavarësisht rrethanave.

Bëni diçka të mirë për veten tuaj çdo ditë: ndonjëherë duhet të ndaloni duke pritur dikë tjetër të bëjë veprime që ju sjellin gëzim. Ajo që ju bën të lumtur mund të jetë një filxhan kafe, një libër i ri, ose ndoshta një gotë verë. Çfarëdo që ju bën të lumtur, mos prisni çohuni dhe afrojani vetes.

Tregohuni e sinqertë: sinqeriteti nuk ju le kurrë në baltë. Thoni gjithmonë atë që mendoni në lidhje me një çështje të caktuar dhe ai do të ketë mundësi të njohë atë që ju doni në të vërtetë. Kjo është diçka shumë e mirë për të pasur lidhje të lumtur.

Burimi: http://www.generationo.rocks/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës